Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit
Hezbollahu ka akuzuar Izraelin për një “shkelje flagrante” të planit 14-pikësh të armëpushimit SHBA-Iran, pasi Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se sulmet izraelite vranë dy persona të martën. “Në orën 11:30, ushtria armike izraelite hapi zjarr me mitralozë nga mes shtëpive të banimit drejt një grupi civilësh në lagjen al-Dayr të qytetit Nabatiyeh”, tha grupi militant i mbështetur nga Irani. “Rezistenca Islamike paralajmëron se ajo që ka kryer armiku përbën një shkelje të hapur të armëpushimit”, shtoi organizata. Hezbollahu tha se të vrarët ishin pjesë e një grupi që pastronte rrugët dhe nxirrte trupa nga rrënojat. Më herët të martën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se goditën “terroristë të armatosur që përbënin një kërcënim të menjëhershëm për ushtarët e IDF që vepronin në...
Burimi:
vizionplus.tv