Hetimi i SPAK për pronat në Zvërnec/ Reagon ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri korrupsioni vjen me territorin
Steve Hanke, pamje nga Zvërneci SHBA- Ekonomisti i njour amerikan, Steve Hanke ka tërhequr vëmendjen me një postim në rrjetet e tij sociale, i cili i dedikohet Shqipërisë. Ai ka folur për hetimin që po kryen SPAK ndaj biznesmenit Artur Shehu për tokat në Zvërnec, aty ku u fol se do të ndërtohet resorti lukzos nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Në postimin e tij ai thotë se “në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin”. “Prokurorët shqiptarë akuzojnë biznesmenin Artur Shehu për përdorim të akteve të falsifikuara të pronësisë për të shitur tokë për projektin e resortit luksoz prej 1.6 miliardë dollarësh të dhëndrit të Trump, Jared Kushner. NË SHQIPËRI, KORRUPSIONI VJEN ME TERRITORIN.”, shkruan Hanke. Albanian prosecutors accuse businessman Artur Shehu of using forged property...
Burimi:
zeri.ai