Hantavirusi mori vëmendje botërore, po nënvlerësohet Ebola, kreu i OBSH-së jep alarmin

Hantavirusi mori vëmendje botërore, po nënvlerësohet Ebola, kreu i OBSH-së jep alarmin

Do të ishte gabim të nënvlerësohej rreziku që paraqet shpërthimi i Ebola, deklaroi të premten drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën, duke paralajmëruar se edhe një rast i vetëm mund ta përhapë virusin përtej Republikës Demokratike të Kongos dhe Ugandës. Shpërthimi ka shkaktuar 160 vdekje të dyshuara nga 670 raste të dyshuara, ndërsa 61 raste janë konfirmuar, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë së Kongos të publikuara të enjten. Dy raste janë konfirmuar gjithashtu në Ugandën fqinje, “Do të ishte një gabim i madh ta nënvlerësonim, veçanërisht me një virus të këtij varianti, Bundibugyo, (lloj ebole) për të cilin nuk kemi vaksinë,” tha Mohamed Yakub Janabi në një intervistë në selinë e OBSH-së në Geneva. “Prandaj do t’i inkurajoja vërtet të gjithë, le të...