Grupi islamik irakian: 10 milionë dollarë për vrasjen e Trump, hakmarrje për vrasjen e Soleimanit
Grupi islamist Kataib Hezbollah (Brigadat e Hezbollahut në Irak) ka shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për këdo që do të vrasë presidentin amerikan Donald Trump ose do të ndihmojë në organizimin e një sulmi ndaj tij. Sipas deklaratës së grupit, shpërblimi është një akt hakmarrjeje për sulmin ajror amerikan të vitit 2020, në të cilin u vranë komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani dhe zëvendëskomandanti i forcave irakiane Hashd al-Shaabi, Abu Mahdi al-Muhandis. Organizata thekson se shpërblimi nuk i drejtohet vetëm autorit të një sulmi të mundshëm ndaj Trump, por edhe çdo individi, grupi apo organizate që do të kontribuojë, lehtësojë ose organizojë një operacion të tillë. Në deklaratën e saj, e ashtuquajtura Rezistenca Islamike në Irak dënon atë që e...
Burimi:
ntv.al