Burri godet me sqepar në ballë gruan, dërgohet me urgjencë në spital

Burri godet me sqepar në ballë gruan, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, pas një konflikti, bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me sqepar, në pjesën e ballit. E reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit). Ndërkohë, policia ka shoqëruar burrin në Komisariat, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.