Nga tenderat te grupi i strukturuar kriminal/ SPAK zbardh 7 akuzat ndaj Agasit
Prokuroria e Posaçme ka reaguar në orët e vona me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim prej muajsh për aferën e AKSHI-t. Në njoftimin zyrtar, SPAK e lidh hetimin me një sërë veprash penale, duke nisur nga ndërhyrjet e paligjshme në konkurrencë dhe tendera publikë, deri te korrupsioni, pastrimi i parave dhe aktiviteti kriminal në kuadër të një grupi të strukturuar. Biznesmeni dyshohet për “Konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqjen e paligjshme të lirisë”, shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, pastrimin e produkteve të veprës penale, si dhe për “Grupin e strukturuar kriminal”. Njoftimi i SPAK: Pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara...
Burimi:
ntv.al