Gruaja qëllon për vdekje 62-vjeçarin pas sherrit për parkim
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi një video e publikuar në rrjet ka regjistruar momentin kur një veteran 62-vjeçar i ushtrisë amerikane u qëllua për vdekje në parkingun e një dyqani Walmart në Florida, pas një debati që dyshohet se nisi për një vend parkimi. Ngjarja ndodhi të martën pasdite në North Lauderdale, ku Bart DiGuglielmo u përfshi në një debat verbal me një grua në parkingun e dyqanit. Sipas mediave amerikane dhe informacioneve të bëra publike, situata u përshkallëzua brenda pak sekondash, ndërsa 62-vjeçari iu afrua gruas. Pamjet filmike tregojnë gruan duke nxjerrë një armë dhe duke qëlluar ndaj veteranit, ndërsa ai ndodhej disa metra larg saj. Pas të shtënave, burri shihet duke mbajtur barkun me duar dhe më pas...
Burimi:
ntv.al