Goditje për ekonominë, nafta ngjitet në nivelet më të larta prej muajsh

Goditje për ekonominë, nafta ngjitet në nivelet më të larta prej muajsh

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka arritur në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga maji, si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe shqetësimeve për furnizimet globale me energji. Rritja e çmimeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt në koston e karburanteve dhe të nxisë inflacionin në shumë vende. Brent, pika referuese globale për çmimet e naftës, u rrit me më shumë se 6% të enjten, pas disa ditësh rritjesh të vazhdueshme. Tregjet reaguan ndaj zhvillimeve të fundit në rajon, përfshirë shtimin e sulmeve ushtarake të SHBA-së kundër Iranit dhe sulmet e milicisë Huthi në Jemen ndaj cisternave të naftës në Detin e Kuq. Sulmet në Detin e Kuq kanë rritur frikën për ndërprerje të furnizimeve, pasi kjo zonë...