Goditet rrjeti i madh i trafikut mes Spanjës dhe Algjerisë, 78 të arrestuar dhe mbi 2 mijë emigrantë të kontrabanduar

Goditet rrjeti i madh i trafikut mes Spanjës dhe Algjerisë, 78 të arrestuar dhe mbi 2 mijë emigrantë të kontrabanduar

Një operacion i gjerë ndërkombëtar ka çuar në goditjen e një prej rrjeteve më të mëdha kriminale që vepronte në Mesdheun Perëndimor, duke kombinuar kontrabandimin e emigrantëve me trafikun e drogës dhe armëve mes Spanjës dhe Algjerisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Europol, në kuadër të operacionit janë arrestuar 78 persona, 77 prej tyre në Spanjë dhe një në Algjeri. Mes të arrestuarve ndodhen edhe katër persona të konsideruar nga hetuesit si drejtues të dyshuar të organizatës. Operacioni ishte rezultat i një hetimi të nisur që në vitin 2023 dhe përfshiu Policinë Kombëtare dhe Gardën Civile spanjolle, si edhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Portugalisë dhe Polonisë, me koordinimin dhe mbështetjen e Europol. Mbi 2 mijë emigrantë dhe 24 milionë euro fitime Hetuesit dyshojnë se...