Gjykata Supreme e SHBA-së bllokon ekzekutimin me azot të një të dënuari me vdekje

Gjykata Supreme e SHBA-së bllokon ekzekutimin me azot të një të dënuari me vdekje

Gjykata Supreme federale të enjten i ndaloi shtetit të Alabamës ekzekutimin e një burri me azot, pasi një gjykatë më e ulët vendosi se metoda ka të ngjarë të shkelë Kushtetutën e SHBA-së. Jeffrey Lee, 49 vjeç, do të ekzekutohej me anë të thithjes së azotit për vrasjen e dy personave gjatë një grabitjeje në vitin 1998. Kjo metodë zbatohet duke i vendosur një maskë të dënuarit me vdekje për të thithur gazin, i cili shkakton mbytje dhe vdekje. Të marten, një gjykatë federale vendosi kundër përdorimit të metodës. Shteti i Alabamës apeloi në Gjykatën Supreme federale për të përmbysur vendimin. Por kërkesa për të pezulluar ose anuluar vendimin u refuzua por arsyetimi nuk u shpjegua. Vitin e kaluar, kjo metodë u përdor në pesë...