Gjermania afron duart me Francën për sigurinë bërthamore, Merz ndan fotot me Macron

Gjermania afron duart me Francën për sigurinë bërthamore, Merz ndan fotot me Macron

Bota E Premte, 17 Korrik 2026 17:33 Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron përcollën një mesazh të fortë uniteti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjatë takimit të përbashkët të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, të zhvilluar në Këln. Merz njoftoi se Gjermania do të marrë pjesë për herë të parë, që këtë vit, në një stërvitje bërthamore të forcave të armatosura franceze. “Gjermania dhe Franca po thellojnë bashkëpunimin e tyre në mbrojtje. Ne po forcojmë parandalimin evropian. Duke filluar nga ky vit, do të marrim pjesë në një stërvitje bërthamore me forcat e armatosura franceze”, deklaroi kancelari gjerman. Në bazën ajrore Nörvenich, pranë Këlnit, Merz dhe Macron riafirmuan angazhimin për t’i dhënë një shtysë të re partneritetit franko-gjerman, një muaj pas...