Gjendje e jashtëzakonshme në Madrid, qeveria mobilizon ushtrinë për të përballuar zjarret
Qeveria spanjolle ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar për rajonin e Madridit dhe provincën e Avilës, pas përhapjes së pakontrolluar të zjarreve që kanë përfshirë vendin. Vendimi, i njoftuar të enjten mbrëma më 23 korrik nga Ministria e Brendshme, synon të mobilizojë burime shtesë dhe të përqendrojë më shpejt forcat në luftën kundër flakëve. Njësia ushtarake e emergjencave (UME) është caktuar për të menaxhuar krizën, ndërsa rreth 10,000 persona janë evakuuar me nxitim nga shtëpitë e tyre në Madrid. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimi antropogjen i klimës po rrit kohëzgjatjen, intensitetin dhe frekuencën e valëve të nxehtësisë, të cilat thajnë bimësinë dhe krijojnë kushte më të favorshme për shpërthimin e zjarreve në pyje. Kjo situatë e bën gjithnjë e më të vështirë kontrollin...
Burimi:
javanews.al