Rodri drejt largimit, Manchester City ka gati ofertën 120 milionë euroshe për Enzo Fernandez
14 Gusht 2026 12:06 Alfred Lleshi Pas disa javësh me lëvizje të vogla, Manchester City duket se është gati të bëjë hapin vendimtar për Enzo Fernandez. “Citizens” raportohet se janë bindur të paraqesin, brenda së premtes, një ofertë super prej 120 milionë eurosh për mesfushorin e Chelsea, duke përmbushur kështu kërkesën fillestare të “Blues”. Në prapaskenë, një rol të rëndësishëm mund të ketë pikërisht Enzo Maresca, ish-trajneri i Chelsea dhe aktualisht pjesë e Manchester City, i cili dëshiron me çdo kusht të ribashkohet me argjentinasin dhe ta ketë sërish në skuadrën e tij.
Burimi:
telesport.al