Capello kundërshton largimet e Amorim nga Milani: Do të mendohesha mirë para se të hiqja dorë nga Tomori

Capello kundërshton largimet e Amorim nga Milani: Do të mendohesha mirë para se të hiqja dorë nga Tomori

14 Gusht 2026 12:19 Alfred Lleshi Në ndërhyrjen e tij të zakonshme për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, foli për vendimin e Ruben Amorim për të mos e përfshirë Fikayo Tomorin në projektin e tij Teknik: “Mendoja se Tomori do t’i ishte i dobishëm në një farë mënyre për Amorim. Të mos harrojmë se anglezi ishte titullar sezonin e kaluar, luajti edhe në vitet kur Milani fitoi titullin dhe arriti në gjysmëfinalen e Champions-it. Tomori nuk është qendërmbrojtësi i aftë në ndërtimin e aksioneve që ndoshta preferon trajneri portugez. Por, duke parë grupin aktual të mbrojtësve, unë do të mendoja mirë para se të hiqja dorë nga anglezi”. Për zëvendësuesin e Tomorit, Capello shtoi: “Nëse Milani do të marrë një lojtar si...