Gaza peng në grykën e ngërçit/ Plani i Trump përballë murit të hekurt të Netanyahut

Gaza peng në grykën e ngërçit/ Plani i Trump përballë murit të hekurt të Netanyahut

“Mos krijo pengesa!”- Ky është mesazhi që, sipas raportimeve të CNN, Jared Kushner i ka përcjellë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një takimi që zgjati më shumë se katër orë në Jerusalem. Në qendër të bisedimeve ishte plani amerikan për Gazën dhe, mbi të gjitha, çështja që vazhdon të mbajë peng zbatimin e tij: çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e forcave izraelite. Netanyahu këmbëngul se Hamasi duhet të dorëzojë armët përpara një tërheqjeje të plotë të ushtrisë izraelite. Hamasi, nga ana tjetër, ka sinjalizuar gatishmëri për çarmatim, por kërkon që procesi të zhvillohet paralelisht me tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza. Pra, palët duket se bien dakord për objektivin, por jo për kush duhet të bëjë hapin e parë. Takimi Netanyahu–Kushner përfundoi me një...