Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i afrohen Hormuzit ose do të jenë në rrezik
Marina e Gardës Revolucionare Islamike ka paralajmëruar që anijet të cilat ndodhen në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit të mos i afrohen Hormuzit. Garda thekson se çdo anije që do t’i afrohet Hormuzit do të jetë në rrezik. “Në dritën e krimeve të kryera nga regjimi sionist në Liban dhe shkeljes së angazhimeve të armëpushimit të SHBA-së, Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur për të gjitha anijet. Anijet nuk duhet t’i afrohen Ngushticës së Hormuzit. Përndryshe, siguria e tyre do të vihet në rrezik”, thanë ata në një deklaratë.
Burimi:
vizionplus.tv