Garancia prej 50 mijë eurosh nuk mjaftoi, Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

Garancia prej 50 mijë eurosh nuk mjaftoi, Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

Hashim Thaçi në Hagë HAGË- Gjykata Speciale i ka rrëzuar kërkesën për lirim me kusht nga paraburgimi ish-presidentit Hashim Thaçi. Mësohet se ky vendim vjen për shkak se ekziston rreziku i arratisjes së Thaçit, edhe pse garancia për lirimin me kusht ishte 50 mijë euro. Gjyqtari Gosnell ka vendosur t’ia vazhdojë paraburgimin ish-presidentit deri në tetor, edhe pse e ka vlerësuar si pozitive garancinë financiare të ofruar nga vëllai dhe dy miq të Thaçit. “Siguria financiare prej 50,000 eurosh e ofruar nga familja dhe miqtë, subjekt i sekuestrimit në rast të mosparaqitjes në seanca, e zvogëlon edhe më tej një rrezik të tillë (rrezikun e arratisjes)”, është shprehur gjyqtari, raporton Klan Kosova. Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, pritet...