Fyerjet ndaj presidentit Erdogan, arrestohet komediani Deniz Goktas

Fyerjet ndaj presidentit Erdogan, arrestohet komediani Deniz Goktas

Një gjykatë turke ka urdhëruar paraburgimin e komedianit Deniz Goktas, në pritje të gjyqit me akuzat për fyerje të Presidentit Tayyip Erdogan dhe vlerave fetare, sipas një dokumenti gjyqësor të parë nga ‘Reuters’. Goktas, i njohur për performancat e tij në stand-up që mbledhin miliona shikime në internet, u arrestua në aeroportin e Stambollit të hënën, ndërsa kthehej nga një udhëtim jashtë vendit. “Deniz Goktas u arrestua në aeroportin e Stambollit më 2 korrik”, tha zyra e prokurorit të Stambollit në një deklaratë dje, duke shtuar se kishte marrë “185 ankesa” në lidhje me performancat e komedianit dhe se kishte nisur një hetim për “fyerje publike të vlerave fetare të Turqisë”. Në shfaqjet e tij, komediani hedh një vështrim satirik mbi zhvillimet politike të vendit,...