Funerali i Khameneit/ Data e zgjedhur është 4 korriku! Një sinjal për Shtetet e Bashkuara

Funerali i Khameneit/ Data e zgjedhur është 4 korriku! Një sinjal për Shtetet e Bashkuara

Funerali i Ali Khameneit, njeriut që për gati katër dekada mbajti nën kontroll Republikën Islamike, do të zhvillohet me katër muaj vonesë. Televizioni shtetëror njoftoi se ceremonia mortore do të mbahet nga 4 deri më 9 korrik: homazhet do të zhvillohen në Mosalla të Teheranit, do të pasohet nga një kortezh në kryeqytet, një ndalesë në qytetin e shenjtë të Qomit dhe më pas varrimi përfundimtar në mauzoleumin e imamit të tetë, në Mashhad. Një skenar i denjë për një Udhëheqës Suprem, i konceptuar për të mbushur rrugët me besimtarë dhe flamuj të zinj, me një detaj që nuk duket rastësor: nisja e ceremonive, më 4 korrik, do të përkojë me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat këtë vit festojnë 250-vjetorin e...