Fundoset anija me emigrantë në Oqeanin Indian, rreth 250 persona të zhdukur

Fundoset anija me emigrantë në Oqeanin Indian, rreth 250 persona të zhdukur

Rreth 250 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, rezultojnë të zhdukur pasi një anije me emigrantë u përmbys javën e kaluar në Detin Andaman, sipas agjencive të OKB-së për refugjatët dhe migracionin. Personat e zhdukur ishin kryesisht shtetas të Bangladeshit dhe rohingya (një grup etnik mysliman pa shtetësi, që jetojnë kryesisht në shtetin Rakhine të Mianmarit, por shumica janë të zhvendosur në Bangladesh për shkak të dhunës dhe persekutimit). BBC shkruan se anija e peshkimit ishte nisur nga Bangladeshi me destinacion Malajzinë, por dyshohet se u fundos për shkak të erërave të forta, detit të trazuar dhe mbingarkesës. Deri më tani, Roja Bregdetare e Bangladeshit ka bërë të ditur se nëntë persona janë shpëtuar më 9 prill, ndërsa mbetet e paqartë koha e saktë e...