Fundi i epokës Le Pen? Bardella gati për betejën e madhe për garën presidenciale

Fundi i epokës Le Pen? Bardella gati për betejën e madhe për garën presidenciale

Gjykata e Apelit në Paris ka lënë në fuqi dënimin për mashtrim ndaj lideres së partisë së ekstremit të djathtë Partia Nacionale (RN), Marine Le Pen, një vendim që mund të rrezikojë kandidaturën e saj në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027. Gjykata vendosi për Le Pen një ndalim 15-mujor nga funksionet publike, ku përfshihet edhe një vit me mbajtje të një pajisjeje elektronike monitorimi. Çështja lidhet me akuzat për përdorimin e fondeve të Parlamentit Europian për të paguar punonjës të partisë së saj në Francë, në vend që ata të kryenin detyrat e asistentëve parlamentarë. Në gjyqin fillestar, Le Pen dhe 24 persona të tjerë, përfshirë ish-deputetë europianë, asistentë dhe kontabilistë, u shpallën fajtorë për një skemë që, sipas gjykatës, ka funksionuar gjatë...