Frikë për përshkallëzim të luftës në Ukrainë! Rusia dhe Bjellorusia zhvillojnë stërvitje bërthamore, NATO nën alarm
Rusia dhe Bjellorusia kanë zhvilluar stërvitjet më të mëdha bërthamore të viteve të fundit, duke ngritur frikën për një përshkallëzim të ri të luftës në Ukrainë dhe tensioneve me NATO-n. Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko mori pjesë për herë të parë në simulimet e përdorimit të armëve bërthamore taktike dhe strategjike së bashku me Vladimir Putinin. Gjatë manovrave ushtarake u përdorën raketa balistike Iskander-M, avionë luftarakë dhe sisteme të avancuara hipersonike, shkruan A2CNN. Analistët paralajmërojnë se vendosja e më shumë armëve bërthamore ruse në territorin bjellorus mund të jetë sinjal se “diçka e madhe po përgatitet” në rajon. Sipas ekspertëve, Moska po përpiqet të frikësojë Perëndimin dhe të ushtrojë presion mbi Ukrainën përpara samitit të NATO-s, raporton Aljazeera. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se Rusia mund...
Burimi:
javanews.al