Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Ditën e premte (7 gusht), vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen përgjatë relievit malor në veri dhe lindje. Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në det valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në bregdet.