Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, SHBA godasin objektiva iraniane në Gjirin Persik, Teherani sumon vendet fqinje

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, SHBA godasin objektiva iraniane në Gjirin Persik, Teherani sumon vendet fqinje

Tensionet janë rritur sërish në Gjirin Persik, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndaluar një cisternë nafte që po lundronte drejt Iranit, kanë rrëzuar raketa dhe dronë iranianë, si dhe kanë kryer sulme “vetëmbrojtëse” ndaj një objekti ushtarak në ishullin Keshm, në Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë, raportimet për shpërthime në territorin iranian dhe aktivizimi i mbrojtjes ajrore të Kuvajtit kanë shtuar frikën për një destabilizim të ri në rajon. Raketë Hellfire ndaj cisternës që po shkonte drejt Iranit Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura Amerikane për Lindjen e Mesme (CENTCOM) njoftoi se ka neutralizuar cisternën M/T Lexie, e cila lundronte nën flamurin e Botsvanës dhe kishte si destinacion ishullin iranian Kharg. Sipas autoriteteve amerikane, anija ishte pa ngarkesë dhe kishte injoruar për rreth 24...