Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë
Kryeministrja në largim e Danimarkës, Mette Frederiksen, duket gjithnjë e më pranë sigurimit të një mandati të tretë, pasi negociatat për krijimin e një qeverie të djathtë kanë dështuar. Lajmi u konfirmua nga lideri i partisë liberale-konservatore dhe ministri në largim i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, i cili deklaroi se bisedimet për formimin e një koalicioni të djathtë nuk arritën të siguronin shumicën e nevojshme parlamentare. Pas dështimit të negociatave, mbreti Frederik X i ka besuar sërish Frederiksen detyrën për formimin e qeverisë së re. “Kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet e përgjithshme. Tani është koha që Danimarka të ketë një qeveri”, deklaroi Frederiksen pas marrjes së mandatit. Poulsen ndërkohë përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në një tjetër koalicion të gjerë qeverisës, çka po e orienton...
Burimi:
javanews.al