Franca nxiton të miratojë ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç

Franca nxiton të miratojë ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç

Ligjvënësit francezë kanë arritur një kompromis të rëndësishëm që pritet t’i hapë rrugën hyrjes në fuqi të një projektligji për ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç, përpara fillimit të vitit të ri shkollor në shtator. Pasi Komisioni Evropian konstatoi se versioni fillestar mbivendosej me ligjet e BE-së, anëtarët e Asamblesë Kombëtare dhe Senatit ndryshuan draftin përpara votimit përfundimtar. Nisma ligjore mbështetet fuqimisht nga Presidenti Emmanuel Macron dhe parashikon gjithashtu ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme. Përplasja fillestare mes dy dhomave të parlamentit lidhej me fushëveprimin e platformave; Asamebleja Kombëtare kërkoi një ndalim të përgjithshëm, ndërsa Senati synonte krijimin e një liste të zezë. Në fund u pranua propozimi për një ndalim të përgjithshëm, duke ua lënë autoritetet të...