Synohet unifikim vendimmarrjesh në futbollin europian, UEFA lançon “Clear Line” për arbitrat

Synohet unifikim vendimmarrjesh në futbollin europian, UEFA lançon “Clear Line” për arbitrat

UEFA ka bërë të disponueshëm për konsultim “Clear Line”, një arkiv vendimesh arbitrale, i krijuar për të sjellë më shumë qartësi, konsistencë dhe transparencë në procesin e vendimmarrjes në futbollin europian. Drejtuesit e arbitrimit të të gjitha federatave anëtare të UEFA-s e kanë miratuar “Clear Line” si kuadër referimi për zbatimin e njëtrajtshëm dhe të qëndrueshëm të vendimeve të arbitrave dhe ndërhyrjeve të VAR-it, si në nivel kombëtar, ashtu edhe europian. Arkivi përfshin më shumë se 150 skenarë arbitrimi, me udhëzime të detajuara për interpretimin e rregullave të lojës dhe për rastet kur VAR-i duhet ose nuk duhet të ndërhyjë. Platforma thekson se “rishikimi me video duhet të përdoret vetëm në rastin e gabimeve të qarta dhe të dukshme”. Sipas UEFA-s, përmes videove dhe shpjegimeve vizuale,...