Kolo Muani: Nuk e kisha mendjen te Tottenham. Bëra gjithçka për t’u rikthyer, doja vetëm Juven

Kolo Muani: Nuk e kisha mendjen te Tottenham. Bëra gjithçka për t’u rikthyer, doja vetëm Juven

11 Gusht 2026 10:16 Alfred Lleshi Randal Kolo Muani është rikthyer te Juventusi, që e ka pritur sërish me krahë hapur dhe po e teston në miqësore. Nga Australia, sulmuesi francez foli mbi dëshirën për të nisur kapitullin e dytë bardhezi: “Me agjentët e mi bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për t’u rikthyer. Isha në kontakt me ta dhe me familjen time, informohesha për gjithçka. Jam i lumtur dhe krenar që i vesh sërish këto ngjyra”. Për shokët e skuadrës tha: “Në përvojën time të parë u krijua një lidhje e mirë. Shokët më pritën shumë mirë. Jam shumë i lumtur të luaj sërish me ta dhe të jem përsëri në Torino”. Për Yildiz: “Është kënaqësi të luash me të. Është një lojtar i jashtëzakonshëm,...