Franca dhe Spanja vijojnë të “digjen”, era e fortë përhap flakët, rreth 300 mijë të evakuuar në dy vendet
Një trung peme që digjet në rajonin Lege-Cap-Ferret, Francën jugperëndimore, 25 korrik 2026. Emma Da Silva/AP Zjarrfikësit spanjollë luftuan të dielën me një front të ri zjarresh pranë qytetit bregdetar të Valencias, ku të paktën 15 mijë persona u evakuuan. Spanja ka zhvendosur tashmë dhjetëra mijëra njerëz nga rajonet në perëndim të kryeqytetit Madrid, ku kushtet jashtëzakonisht të thata janë përkeqësuar nga valët e të nxehtit dhe erërat e forta. Në rajonin e Valencias, ku u regjistrua edhe humbja e parë e jetës, autoritetet vendore deklaruan se po përpiqen të vënë në kontroll flakët, por sipas tyre vatra e re e zjarrit është përtej aftësisë së tyre për ta shuar. Autoritetet spanjolle urdhëruan gjithashtu evakuime të reja rreth Toledos pranë Madridit, duke e përshkruar situatën...
Burimi:
kohajone.com