FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase

FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase

Detaje të reja po dalin në dritë rreth bombardimit në Sevastopol dhe vrasjes së 49-vjeçarit Robert Sayev, një ish-oficer i Marinës ukrainase dhe ish-komandant nëndetësesh, i cili dezertoi në Rusi pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Në qendër të çështjes është 32-vjeçarja Margarita Roit, një shtetase ruse e cila, sipas raportimeve, u shfaq në faqet e internetit të eskortës me pagesë, e rekrutuar nga Ukraina. Autoritetet ruse e akuzojnë atë për kryerjen e sulmit me urdhër të shërbimeve të inteligjencës ukrainase. 32-vjeçarja u la në paraburgim për dy muaj nga një gjykatë në Sevastopol, ndërsa Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ( FSB) vazhdon hetimet e tij për rastin dhe lidhjet e tij të mundshme. Reit përballet me akuza për terrorizëm. Sipas raporteve ruse,...