Financial Times: Uashingtoni shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në shumë vende të NATO-s

Financial Times: Uashingtoni shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në shumë vende të NATO-s

Shtetet e Bashkuara po diskutojnë mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në më shumë vende evropiane të NATO-s, raporton Financial Times. Sipas gazetës britanike, zyrtarë amerikanë kanë sinjalizuar se Uashingtoni është i hapur për zgjerimin e pranisë së armëve të tilla përtej gjashtë vendeve që aktualisht strehojnë bombardues strategjikë të aftë për të mbajtur armë bërthamore. Informacioni bazohet në deklaratat e tre personave të njohur me diskutimet. Një zhvillim i tillë do të nënkuptonte që më shumë shtete europiane të mirëpresin avionët amerikanë me kapacitet të dyfishtë (DCA), të cilët mund të mbajnë si armë konvencionale ashtu edhe armë bërthamore. Megjithatë, raporti thekson se një marrëveshje konkrete nuk pritet në një të ardhme të afërt. Sipas Financial Times, vendet e krahut lindor të NATO-s, përfshirë...