Ferrari prezanton “Luce”, supermakina elektrike shkakton stuhi reagimesh dhe kritika të forta

Ferrari prezanton “Luce”, supermakina elektrike shkakton stuhi reagimesh dhe kritika të forta

Ferrari ka prezantuar zyrtarisht “Luce”, makinën e parë plotësisht elektrike në historinë e kompanisë italiane, por modeli i ri ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale dhe në botën e automobilizmit. Automjeti u prezantua para rreth 1,600 klientëve në Romë, ndërsa porositë për modelin nisën të mërkurën. “Luce”, që në italisht do të thotë “dritë”, kushton rreth 550 mijë euro dhe përfaqëson hyrjen e Ferrarit në epokën elektrike. Makina është e pajisur me katër motorë elektrikë, një për secilën rrotë dhe zhvillon 1,035 kuaj fuqi. Ajo përshpejton nga 0 në 100 km/orë për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa arrin një shpejtësi maksimale prej 310 km/orë. Bateria 122 kWh, e zhvilluar nga vetë Ferrari, ofron autonomi deri në 530 kilometra. Megjithatë, më shumë se performanca, vëmendjen...