Feminizmi islam në Bosnje: Myslimanet kërkojnë të drejta
Kur myslimanët në Bosnje dhe Hercegovinë dynden për namazin e së premtes sheh zakonisht shpesh vetëm burra. Si kudo në vendet myslimane, edhe në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor nuk është e zakonshme që gratë të marrin pjesë në lutjen e së premtes në xhami. Por kjo po ndryshon ngadalë, sepse besimtaret myslimane nuk duan më të mbeten të padukshme. Bosnja është një shtet laik, ku para ligjit burrat dhe gratë janë të barabartë. Në dekadat e fundit janë bërë përpjekje të konsiderueshme për të mbrojtur më mirë gratë nga dhuna dhe për të reduktuar diskriminimin gjinor. Megjithatë, sidomos në tre bashkësitë e mëdha fetare të vendit – atë katolike, ortodokse dhe islame – vazhdojnë të jenë të përhapura norma shoqërore dhe kulturore që pengojnë...
Burimi:
syri.net