Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

Kompania amerikane “Spirit Airlines” mbylli aktivitetin e saj pasi dështoi të siguronte një paketë shpëtimi prej 500 milionë dollarësh nga administrata Trump. Linja ajrore me kosto të ulët ishte në bisedime me qeverinë amerikane për një marrëveshje që do ta kishte shpëtuar atë nga falimentimi, por sipas saj rritja e çmimeve të karburantit e shkaktuar nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit i dha një goditje të rëndë kompanisë që ishte në vështirësi. “Me zhgënjim të madh njoftojmë se kemi filluar një reduktim të rregullt të operacioneve tona, i cili hyn në fuqi menjëherë”.- thuhet në njoftimin e saj. “Të gjitha fluturimet tona janë anuluar dhe klientët e ‘Spirit’ nuk duhet të shkojnë në aeroport’- nënvizoi kompania e cila operon në tregun ajor amerikan prej mbi 30...