Evropa po digjet/ Shkencëtarët japin alarmin: Temperaturat do të bëhen edhe më ekstreme
Valët ekstreme të të nxehtit që goditën Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar gjatë majit dhe qershorit janë një tjetër sinjal i qartë i ndikimit të ndryshimeve klimatike, paralajmërojnë shkencëtarët. Sipas analizës së BBC, temperaturat rekord të këtij viti tregojnë se kontinenti po hyn në një periudhë me vera gjithnjë e më të nxehta. Gjatë qershorit, shumë shtete evropiane thyen rekordet e temperaturave për këtë muaj, ndërsa në disa vende u regjistruan mbi 40 gradë Celsius. Në Mbretërinë e Bashkuar temperatura arriti në 37.7°C, duke thyer rekorde që kishin qëndruar për dekada. Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut kanë bërë që valët e të nxehtit të jenë më të shpeshta, më intensive dhe të zgjasin më shumë. Përveç temperaturave të larta gjatë...
Burimi:
ntv.al