EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

FOTO ILUSTRUESE BRUKSEL- Agjencia për zbatim të ligjit e Bashkimit Evropian ka shënjestruar propagandën online të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në një operacion të koordinuar kundër përmbajtjes terroriste online. IRGC-ja është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, dhe vende të tjera, përfshirë edhe Kosova. Agjencia evropiane policore, EUROPOL, njoftoi se në këtë operacion janë shënjestruar 14.200 postime të lidhura me Gardën Revolucionare. Aksioni u përqendrua në identifikimin dhe pengimin e pranisë online të grupit, që “përdorej për të përhapur propagandë, për të rekrutuar mbështetës dhe për të mbledhur fonde”, u tha në njoftim. EUROPOL tha se 19 shtete bashkuan forcat për të identifikuar dhe ndërprerë përmbajtjen e lidhur me Gardën iraniane në internet: Austria, Belgjika, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria,...