EUROPA PERVELOHET NGA VAPA EKSTREME

EUROPA PERVELOHET NGA VAPA EKSTREME

Evropa po përjeton një tjetër ditë me temperatura ekstreme, teksa vala e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesën më të madhe të kontinentit. Të shtunën u regjistruan rekorde të reja historike në disa vende, ndërsa masat e ajrit të nxehtë u zhvendosën drejt veriut dhe lindjes, duke prekur miliona banorë. Gjermania shënoi temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, me termometrin që arriti në 41.5 gradë Celsius, sipas të dhënave paraprake të Shërbimit Meteorologjik gjerman. Rekordi u regjistrua në Möckern-Drewitz, duke tejkaluar shifrën prej 41.3 gradësh të vendosur vetëm një ditë më parë në Saarbrücken. Edhe Danimarka përjetoi ditën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1874. Instituti Meteorologjik danez bëri të ditur se temperatura arriti në 36.6 gradë Celsius në...