Europa nuk e priste! Trump ‘kthen timonin’ në favor të Ukrainës
Presidenti amerikan, Donald Trump, befasoi aleatët europianë gjatë samitit të NATO-s në Ankara, pasi ndryshoi tonin ndaj Ukrainës dhe presidentit Volodymyr Zelensky. Liderët europianë ishin mësuar me kritikat e Trump ndaj NATO-s, kërkesat për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe kërcënimet për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa. Megjithatë, këtë herë vëmendjen e mori qëndrimi i tij më pozitiv ndaj Ukrainës. Gjatë takimit me Zelensky-n, Trump tha se marrëdhëniet mes tyre janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me përplasjen që patën në Shtëpinë e Bardhë në shkurt të vitit 2025. “Besoj se kemi krijuar një marrëdhënie shumë të mirë. Ukraina të ardhme”, u shpreh Trump. Ai njoftoi gjithashtu se SHBA-të do t’i japin Ukrainës licencë për të prodhuar raketat mbrojtëse Patriot, të cilat konsiderohen jetike për mbrojtjen nga...
Burimi:
javanews.al