Europa ndryshon rregullat për emigrantët, çfarë parashikon pakti i ri?
Dita e sotme, 12 qershor, konsiderohet historike, të paktën sipas ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian, të cilët janë mbledhur në Qipro për të shënuar hyrjen në fuqi të Paktit të ri për Emigracionin dhe Azilin. I miratuar në vitin 2024 pas negociatave të gjata dhe të vështira, që nisën gjatë krizës së madhe të refugjatëve sirianë në vitin 2015, pakti synon të reformojë rrënjësisht politikën migratore të BE-së. Ai parashikon procedura më të shpejta në kufijtë e jashtëm për refuzimin e kërkesave për azil, në mënyrë të ngjashme me atë që është zbatuar në ishujt grekë që prej vitit 2016. Gjithashtu, rrit përgjegjësinë e vendeve të hyrjes së parë për të kufizuar lëvizjet dytësore të migrantëve brenda bllokut dhe vendos një formë solidariteti të...
Burimi:
javanews.al