Estonia në luftë me drogat sintetike

Estonia në luftë me drogat sintetike

Përpara zonave të ashtuquajtura “tokat e zombive” dhe dhjetëra mijëra vdekjeve në vit në Shtetet e Bashkuara, shumë përpara rasteve të vjedhjeve të fentanilit në spitalet italiane, kjo drogë kishte kapur prej kohësh Estoninë. Ajo mbërriti në vitin 2002 dhe i çoi vdekjet nga mbidoza në vendin baltik në nivelet më të larta në Evropë. U desh një luftë e gjatë kundër krimit të organizuar, ligje të reja dhe një zgjerim i madh i programeve për rehabilitimin e përdoruesve të drogës, por në fund fenomeni dukej se ishte frenuar me sukses. Në vitin 2017, në një operacion që të kujtonte serialin televiziv “The Wire”, policia estoneze bastisi laboratorin kryesor të paligjshëm të fentanilit, të fshehur në një bodrum të zakonshëm të një shtëpie të vjetër...