Erdogan përkujton viktimat e Srebrenicës: Nuk do ta harrojmë kurrë këtë gjenocid
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në 31-vjetorin e masakrës, duke e cilësuar atë si një nga krimet më të rënda dhe më brutale të historisë moderne. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Erdogan shprehu nderimin dhe dhimbjen për mijëra boshnjakët e vrarë në korrik të vitit 1995, duke theksuar se kujtimi i tyre nuk do të harrohet. “Në 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga gjenocidet më brutale në histori, kujtoj me pikëllim dhe mëshirë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona boshnjake që u masakruan. Nderoj me respekt kujtimin e çmuar të martirëve tanë dhe lutem për durim dhe forcë për familjet dhe të dashurit e tyre. Nuk do ta harrojmë kurrë Srebrenicën”, shkroi presidenti...
Burimi:
kohajone.com