Eksperti bërthamor: Lufta ka qenë e kotë, kërcënimi iranian mbetet i pandryshuar
Në një moment kur tensionet mbi programin bërthamor të Iranit mbeten të larta dhe pasojat e konfliktit të fundit vijojnë të diskutohen, eksperti i njohur i çështjeve bërthamore Avner Cohen, në një intervistë për median italiane La Repubblica jep një vlerësim kritik mbi situatën aktuale. Ai argumenton se lufta nuk ka sjellë ndryshime reale në terren, ndërsa kërcënimi bërthamor mbetet në të njëjtin nivel si më parë, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e ndërhyrjes dhe të ardhmen e negociatave ndërkombëtare. Avner Cohen është profesor në Institutin Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare në Monterey të Kalifornisë dhe një emër i njohur në komunitetin ndërkombëtar të studiuesve të çështjeve bërthamore. Me origjinë izraelite dhe amerikane, ai është bërë i njohur për studimet mbi mospërhapjen bërthamore, por sidomos për analizat mbi...
Burimi:
javanews.al