Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve
Autoritetet greke vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e përplasjes së helikopterëve “Bell” që po shuanin zjarret në Atikën Perëndimore. Pas përplasjes viktima mbetën piloti danez dhe koordinatori i tij grek, ndërsa shpëtuan piloti britanik dhe koordinatori grek i helikopterit të dytë. Vëllai i pilotit danez tregon historinë e 46-vjeçarit Rune Kindal, i cili u vra duke luftuar me zjarrin. Tue Kindal, duke folur për dr.dk, kujton se si ai dhe vëllai i tij e dashuruan aviacionin që në fëmijëri, pasi babai i tyre i kishte çuar në bazën ajrore Tirstrup dhe në aeroportin e Brædstrup. “Ai vendosi që kabina e pilotit do të ishte vendi i tij i punës”, thotë Tue, i cili është vetë pilot. Fëmijët e familjes Kindal, që ka gjithsej tre...
Burimi:
javanews.al