27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

Gati 27 vjet pas masakrës së Reçakut, drejtësia në Kosovë ka nisur gjykimin në mungesë ndaj më shumë se 20 ish-pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe, të akuzuar për vrasjen e 42 civilëve shqiptarë më 15 janar 1999. Seanca e parë u zhvillua më 31 korrik në Prishtinë, ndërsa të gjithë të pandehurit munguan, pasi ndodhen në Serbi. Autoritetet e Kosovës kanë lëshuar fletëarreste ndërkombëtare ndaj tyre, por deri më tani nuk ka pasur bashkëpunim nga institucionet serbe. Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës i akuzon të pandehurit për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas saj, forcat serbe rrethuan fshatin Reçak në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 1999, e bombarduan dhe më pas hynë në fshat, ku kryen ekzekutime të civilëve shqiptarë....