Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos vazhdon të përkeqësohet, ndërsa numri i viktimave ka kaluar shifrën 1.700. Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve shëndetësore, që nga shpallja e epidemisë më 15 maj janë regjistruar 3.802 raste të konfirmuara, prej të cilave 1.707 persona kanë humbur jetën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilëson këtë si shpërthimin e dytë më të madh të Ebolës në histori dhe më të shpejtin për nga përhapja. Epidemia është shkaktuar nga varianti i rrallë Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime të miratuara. Për këtë arsye, OBSH ka përshpejtuar testimin e terapive dhe vaksinave eksperimentale, me shpresën se ato do të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së sëmundjes. Drejtuesi në...