E veja e Charlie Kirk përballet për herë të parë në gjykatë me vrasësin e bashkëshortit të saj
Ka nisur në Utah procedura e parë e rëndësishme gjyqësore për vrasjen e konservatorit 31-vjeçar Charlie Kirk. I akuzuari, 23-vjeçari Tyler Robinson, doli para gjykatës në një seancë paraprake pesëditore, ku do të vendoset nëse ekzistojnë prova të mjaftueshme që çështja të kalojë në gjykim të plotë. Ai përballet me akuza për vrasje me paramendim, përdorim të paligjshëm të armës së zjarrit, pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi dëshmitarët. Charlie Kirk, themelues i organizatës konservatore rinore Turning Point USA dhe aleat i afërt i Donald Trump, u vra më 10 shtator 2025 gjatë një aktiviteti në kampusin e Utah Valley University në Orem. Sipas prokurorisë, Robinson u dorëzua tek autoritetet një ditë pas të shtënave, ndërsa prokurorët kanë bërë të ditur se do të kërkojnë...
Burimi:
vizionplus.tv