E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 28-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje. Krimi ndodhi në Luiziana dhe dyshohet se lidhet me një konflikt të gjatë ligjor për kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të çiftit. Sipas autoriteteve, Meridian Thomas Woodson u gjet e pajetë brenda apartamentit të saj në Elmwood, pasi policia u njoftua për një incident dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje. Pak më vonë, ish-bashkëshorti i saj, 30-vjeçari Cody Woodson, u gjet në një parking pranë zonës brenda automjetit të tij me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai u transportua në spital, ku më pas ndërroi jetë. Sipas dokumenteve gjyqësore dhe mediave lokale, ish-çifti ishte përfshirë prej kohësh...