E rëndë në Greqi/ Ishte duke luajtur, 10-vjeçari bie aksidentalisht në një kanal ujitës dhe ndërron jetë

E rëndë në Greqi/ Ishte duke luajtur, 10-vjeçari bie aksidentalisht në një kanal ujitës dhe ndërron jetë

Një tragjedi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, ku një djalë 10-vjeçar humbi jetën pasi ra aksidentalisht në një kanal ujitës dhe dyshihet se u mbyt. Sipas mediave greke, fëmija u gjet pa ndjenja rreth orës 11:45 në një kanal ujitjeje në zonën e Iraklias. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet e shpëtimit, ndërsa në operacion morën pjesë 9 zjarrfikës me 3 automjete. 10-vjeçari u nxor nga kanali dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Iraklias, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Autoritetet pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka dyshime për veprim kriminal. Raportohet se fëmija po luante pranë në zonë, kur dyshohet se ka rënë...