E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, temperaturat bien me 20 gradë brenda minutit
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye në Francë. Në këtë zonë, një re gjigante e ngjashme me cunamin kaploi plazhin, si asnjëherë më parë. Brenda pak minutash, erë e fortë perëndimore e uli temperaturën me 20 gradë brenda një minuti. Siç shpjegohet nga ekspertët e fushës për mediat franceze, bëhet fjalë për fenomenin e quajtur ‘galernë’ që ndodh në bregdetin e vendit bask kur ajri i ftohtë i detit nga Gjiri i Biskajës arrin mbi tokën më të ngrohtë, duke krijuar erëra të forta që mund të arrijnë 95 km/orë.
Burimi:
vizionplus.tv