E kërkuar nga Interpoli për atentatin ndaj oligarkut ukrainas në Monako, gjendet e vrarë 39 vjeçarja

E kërkuar nga Interpoli për atentatin ndaj oligarkut ukrainas në Monako, gjendet e vrarë 39 vjeçarja

Gruaja e dyshuar për përfshirjen në atentatin ndaj oligarkut ukrainas në Monako është gjetur e vdekur në Ukrainë, raportojnë mediat ukrainase dhe ruse. Trupi i saj u zbulua i varrosur në rajonin e Kievit dhe kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Sipas raportimeve, për vrasjen e saj janë arrestuar dy persona të dyshuar: një oficer në detyrë i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës dhe një ish-punonjës i autoriteteve ligjzbatuese ukrainase. Viktima është identifikuar si Anastasia Berezovska, 39 vjeçe, trupi i së cilës u gjet rreth orës 23:00 të së hënës. Ajo dyshohej se kishte vendosur një pako pranë hyrjes së një pallati më 29 qershor, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes fillimisht në këmbë dhe më pas me makinë drejt Gjermanisë. Sipas...